Vajza e Ismail Kadaresë zgjedhet zëvendëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

01 korrik 2020 | 12:13

Shqipëria është zgjedhur për rolin e zëvendëspresidentit për sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Këtë pozicion e ka marrë ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila është vajza e shkrimtarit Ismail Kadare.

Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam krenare të njoftojë se Shqipëria është zgjedhur zëvendëspresidente e sesionit të 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbejë si zëvendëspresidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punojë me ambasadorin Volkan Bozkir, presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia. y është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare”.

“Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një zëvendëspresident në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”, ka shkruar Kadare.

Sesioni i përvitshëm që mbahet në shtator, këtë radhë nuk do të sjellë udhëheqësit nga e gjithë bota, siç ka qenë tradita e dekadave të fundit. Kjo për shkak të krizës së koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca australiane e mbrojtjes do të blejë raketa me rreze…