Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: Të kisha premtuar që festat i bëjmë bashkë
Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit që po mbahet i arrestuar tash e dy vjet në Hagë, është fejuar. Dhe për këtë moment të jetës së saj, ajo ka zgjedhur pikërisht Hagën e Holandës.
Kjo për ta kremtuar këtë ditë afër me babain e saj, ish-zëdhënësin e UÇK-së, që po akuzohet nga Gjykata Speciale.
“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti babi, se të kisha premtuar që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! ‘Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë’, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhashë ditën që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!”, ka shkruar Gresë Krasniqi në “Instagram”.
tja,