Vajza e Jakup Krasniqit me mesazh emocionues: Babi a u lodhe duke shpresuar për liri?

09 dhjetor 2021 | 17:03

Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka publikuar një shkrim emocionues për babanë e saj, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Ajo ka pyetur nga distanca babanë e saj se a është lodhur duke shpresuar për liri.

“Do bëhesh 71 vjet shpejt, kur dhemb shpirti e trupi si ia bën babi?  Ku e gjen forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Gresë Krasniqit:

A u lodhe babi?

Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqën për të mirën?

Babi a u lodhe duke shpresuar për liri?

A u lodhe duke i dhënë forcë vetës për te vazhduar jetën për hir të tjetrit.

Edhe sa duroka njeriu babi?

Sa dhemb liria babi? Askush më mirë se ti sdi të përgjigjet.

Sa dhemb e mira babi, se ishe i mirë gjithnjë

Pse mirësia vret e ligësia triumfon?

Çka është drejtësia babi?

Na the të jemi të drejt, po çfar është e drejt dhe çfar jo? Si ta dallojm të mirën nga e keqja?

Çfar e dallon gëzimi  nga hidhërimi?

A je mirë babi?

Kur nata vjen e je vet, çfar të mundon babi?

Plaget që ti shkaktoj jeta, kush ti shëron babi?

Do behesh 71 vjet shpejt, kur dhemb shpirti e trupi si ja bënë babi?

Ku e gjenë forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën.

A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon?

Thone koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?

A je i fortë babi?

Kur te thyhet shpirti e mbasditet zor i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti rus i Norilskut, i cili është 2700 kilometra nga…