Vajza e Jakup Krasniqit me mesazh prekës për babanë: Ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë
04 maj 2021
| 11:11
Sot janë bërë gjashtë muaj nga arrestimi i ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale.
Për vajzën e Krasniqit, Gresën këta gjashtë muaj kanë qenë sa 600 vite. Ajo ka thënë se babanë e saj janë duke e mbajtur pa të drejtë në Hagë.
“‘Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’. Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoftë dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa të drejt! Liria ka emër – UÇK Liria ka emrin tënd, Jakup Krasniqi”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.