Vajza e Jakup Krasniqit me reagim të ashpër ndaj presidencës: ‘Shpirtin e shëmtuar s’e zbukuron as me intervenime kirurgjike për dobësim’
04 shkurt 2024
| 14:49
Në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës është e publikuar biografia e Jakup Krasniqit në të cilën theksohet fakti se ai “ishte arrestuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.
Pas kësaj, ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa. Ajo ka bërë një reagim të ashpër, duke ia përmendur presidentes Vjosa Osmani edhe ndërhyrjet kirurgjike për dobësim.
“Besoj se bukuria e njeriut rrjedh nga brenda ashtu siç besoj që shpirtin e shëmtuar nuk e zbukuron dot as me stoli, as me intervenime kirurgjike për dobësim e as me rroba firmato”, ka shkruar Gresa Krasniqi në “Facebook”.
Skandaloze: Presidenca e prezanton Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit