Vajza e Jakup Krasniqit proteston në Hagë, pret që procesi të jetë i drejtë
Mbështetja për krerët e UÇK-së po vazhdon edhe ditën e sotme. Në Hagë po mbahet protesta e radhës në mbështetje të tyre.
E pjesë e protestës që po mbahet në Hagë është edhe vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.
Ajo është shprehur se pret që procesi gjyqësor të jetë i drejtë.
“Shpresojë që të jetë një proces i drejtë dhe që sa më shpejtë të përfundojë. Kam ndjena të përziera e emocione, megjithatë jam shumë e lumtur që sot gjendem këtu në mesin e shumë bashkatdhetarëve të cilët po bashkëndjejnë me neve dhe të mbështesin çlirimtarët”, ka thënë Gresa Krasniqi për “Kosovapress”.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është organizuar marshi “Marshojmë për drejtësi”.
Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.
Të akuzuarit në fjalën e tyre para trupit gjykues janë deklaruar të pafajshëm.