Vajza e Jakup Krasniqit reagon pas shkarkimit të Yllka Gecit: Do t’u mungosh çlirimtarëve në Hagë
Vajza e zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Gresa, ka reaguar pas shkarkimit të Yllka Gecit nga pozita e sekretares së parë në Ambasadën e Kosovës në Holandë.
Gresa ka falënderuar Gecin për punën që ka bërë në mbështetjen e liderëve të UÇK-së në Hagë dhe familjarëve të tyre.
Ajo në statusin e Gecit në “Facebook”, ka shkruar një koment, duke thënë se ajo do u mungojë edhe çlirimtarëve janë në paraburgim në Hagë.
MPJD-ja shkarkon Yllka Gecin, e cila bëri shumë për Kosovën dhe UÇK-në në Hagë
Komenti i plotë i Gresa Krasniqit:
Yllkë, ndërsa ti përkulesh para veprës se tetë ish-ushtarëve të UÇK-së, ne familjarët e tyre përkulemi para teje. Me nderimet më të thella e me bindje të plot e them se do të mungosh.
Faleminderit që u kujdese që këto vizita aq të dhimbshme, të na lehtësosh.
Faleminderit që në mbrëmjet e vona, në vend që të pushojë pranë familjes tënde, hape dyert për ne. Por, para se të hapesh dyert, e di se kishe hapur zëmrën shumë kohë më parë.
Faleminderit që bashkë me ne ke ndarë këto dy vite, do të doja të njiheshim në rrethana krejt të tjera, por jam e lumtur që ishe në kohën e duhur e në vendin e duhur.
Nuk do t’ju mungosh vetëm familjarëve, do t’ju mungosh çlirimtarëve në vizitat e shpeshta që ju bëje, do ti mungosh edhe korridoreve të ftohta të Gjykatës Speciale në seancat e së cilës nuk mungove asnjëherë.
Bashkë mirë u pafshim në Kosovën e lirë, e shpejt festofshim kthimin e çlirimtarëve.
Faleminderit Yllkë❤
MPJD-ja shkarkon Yllka Gecin, e cila bëri shumë për Kosovën dhe UÇK-në në Hagë