North ka shokuar fansat në momentin që ajo është parë duke ngrënë një kokërr qepe të pagatuar dhe të paqëruar sikur po hante një mollë.
Vajza e madhe e Kim Kardashian, North West, e adhuron shijen e qepës së pagatuar, veçanërisht kur është e paqëruar.
Në serinë e “Keeping Up With the Kardashians”, North ka shokuar fansat në momentin që ajo është parë duke ngrënë një kokërr qepe të pagatuar dhe të paqëruar sikur po hante një mollë ndërkohë që ishte duke gatuar me nënën e saj.
Kur Kim kuptoi se çfarë vajza e saj po bënte, ajo e pyeti: “A mund ta hash qepën ashtu siç është? dhe North konfirmoi me kokë që po.
“Do të hash pak?“, pyet ajo nënën e saj, e cila përgjigjet: “Jo, Faleminderit”.
Në këtë moment, North kafshon një copë të madhe qepe dhe vazhdon ta përtypë në sytë e nënën së saj.
“Po ha një qepë sikur të jetë një mollë”, ka thënë Kardashian, ndërkohë që i është drejtuar kamerës dhe ka shtuar: “Ja çfarë bën kjo njerëz, i ha perimet si mollë”.
Pasi Kardashian i jep disa puthje të bijës në faqe, ajo largon menjëherë fytyrën për shkak të aromës që mban goja e North.
“Oh Zot, era e kësaj qepës do më bëjë të qaj. Sytë e mi po lotojnë, me plot kuptimin e fjalës. Po ti si nuk ke lot në sy?”, i drejtohet Kim vajzës së saj.
Megjithatë, North duket qartë që nuk e ka aspak problem ndërkohë që i dhuron kamerës një buzëqeshje të madhe.
Kjo video e publikuar ka marrë shumë komente në rrjetet sociale, ku një përdorues i TikTok shkruan: “North është një fëmijë i çuditshëm”.
“Nuk ka asnjë problem të hash qepën si mollë por të paktën qëroje atë”, shkruan një tjetër.
“Kjo nuk është aspak normale Kim”, shton një tjetër përdorues i Tok Tok.