Vajza e legjendës Pele: Babai im ishte i lumtur kur mësoi që Messi u shpall kampion bote

03 mars 2023 | 14:03

Vajza e legjendës Pele, Kelly ka rrëfyer se babai i saj ishte lumturuar kur mësoi se Argjentina dhe Lionel Messi kishin arritur kulmin duke fituar Botërorin. Pasi publikoi një fotografi të saj me Antonela Rokuzon, bashkëshorten e argjentinasit, ajo zbuloi se legjenda dëshironte që Kupa e Botës të qëndronte në Amerikën Latine.

“Kur Brazili u eliminua nga Kroacia, gjendja e babait tim ishte përkeqësuar shumë. Të gjithë donin që kombëtarja jonë ta fitonte këtë trofe për babin tim. Por ai e kuptonte futbollin më mirë se kushdo dhe ai gjithmonë thoshte, se donte për lojën e bukur, e cila ishte mundësia që çdo ekip të fitonte. Pas humbjes së Brazilit, kushdo që vinte në spital e pyeste: ‘Po tani kë mbështet Pele? Sigurisht që jo Argjentinën!’. Por ai thoshte: ‘Po, Argjentinën! Kupa duhet të qëndrojë në Amerikën Latine dhe Messi e meriton’. Ai nuk ishte në gjendje të shikonte finalen, por kur kuptoi se Argjentina dhe Leo ishin në gjendje të ngrinin kupën, ai ishte i lumtur. Rroftë futbolli”, ka shkruar vajza e legjendës Pele.

 

Vajza e legjendës Pele: "Babai im ishte i lumtur kur mësoi se

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Minsk e ka dënuar me 10 vjet…