Vajza e motrës i mori burrin e ngeli shtatzënë, ish-gruaja e yllit brazilian: Pse më ndodhi e gjithë kjo, dhimbja…
Kjo është historia e në trekëndëshi të dashurisë familjare, e cila është paksa e vështirë të kuptohet. Sulmuesi brazilian, Hulk, zbuloi javën e kaluar se partnerja e saj, Camila Sousa, ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë së bashku.
35-vjeçari postoi disa foto me partneren 32-vjeçare, e cila është mbesa e ish-bashkëshortes së tij. Në pozat në fjalë, ata shfaqeshin duke mbajtur në dorë edhe ekon, duke treguar se shumë shpejtë do të vijë në jetë një tjetër fëmijë.
Tezja e Camilës, Iran Angelo de Sousa, është ndarë nga Hulk pas 12 vitesh bashkë dhe kanë 3 fëmijë. Ajo ende nuk ka reaguar në lidhje me shtatzëninë e mbesës së saj me ish-bashkëshortin, por në shtator të vitit të kaluar foli për lidhjen e tyre.
“Zgjohem dhe më zë gjumi pa e kuptuar pse më ndodhi e gjithë kjo. Dhimbja është e madhe, ndonjëherë mendoj se do më shqyej zemrën, por Zoti vjen dhe më ndihmon. I dhashë gjithçka kësaj vajze, që kur ajo erdhi në jetë. Sakrifikova ëndrrat e mia shumë herë për të realizuar të sajat. E këtu nuk po flas vetëm për të mirat materiale, pasi janë të lehta për t’u dhënë kur ke para. Por dashuri, vëmendje, respekt… gjithçka”, shkruante ajo në një postim në “Instagram”.
Ndërsa vetë Hulk ka thënë më herët se ai ka qëndruar me ish-bashkëshorten vetëm se ngelte shtatzënë. Madje ka zbuluar se edhe e ka tradhtuar.