Vajza e Paul Walker shërohet nga tumori: Ishte udhëtim i gjatë, ndihem e bekuar dhe mirënjohëse

14 nëntor 2021 | 12:41

Vajza e Paul Walker, Meadow, ka zbuluar se është shëruar nga tumori.

Modelja, reflektoi në rrugëtimin e saj të shërimit teksa postoi një foto të para dy vitesh kur po luftonte me sëmundjen, dhe shihet e veshur me një kapele flokësh kirurgjikale dhe fiduciale në fytyrë.

“Sot 2 vite më parë, kam bërë një rrugë shumë të gjatë, e bekuar dhe mirënjohës”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit në faqen e saj zyrtare.

Fansat vërshuan seksionin e komenteve me mesazhe inkurajuese, duke përfshirë kumbarin e saj, aktorin Vin Diesel.

Aktori ka komentuar me një emoji duarsh në formë lutjeje, të cilat kanë marrë shumë pëlqime edhe nga ana e ndjekësve.https://zeri.info/inarticle.html

Lajmi vjen disa javë pasi Meadow u martua me aktorin Louis Thorton Allan në Republikën Domenikane. Çifti njoftoi martesën e saj vetëm tre muaj pas fejesës së tyre.

Meadow, e cila ishte 15 vjeç në kohën e aksidentit tragjik me makinë të babait të saj më 30 nëntor 2013, ka krijuar një organizatë jofitimprurëse në kujtim të tij të quajtur “The Paul Walker Foundation”, e cila ka për qëllim shkencën detare.

Ajo u përcoll ditën e martesës në altar nga kumbari i saj, Vin, shkruan DailyMail, përcjell Zeri.info.

Në qershor, Vin tha se ishte kumbari i Meadow dhe pranoi se ndihej “shumë mbrojtës” ndaj modeles së re.

“Ajo është personi i parë në ditën e babait që më uroi ditën e babait. Ta shoh atë me fëmijët e mi është një nga gjërat më të bukura”, kishte deklaruar aktori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar…