Vajza e Peles: Kjo është vizita e fundit e vitit në spital
“Për dy ose tri ditë ai vjen në shtëpi për t’i shijuar Krishtlindjet. Kjo nuk ishte një surprizë”. Vajzat e Peles donin t’i qetësonin fansat përmes rrjeteve sociale për kushtet shëndetësore të kampionit brazilian, i shtruar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo.
“Shtrimi në spital tashmë ishte planifikuar dhe është pjesë e trajtimit”, ka shkruar Kely Nascimento në “Instagram”, duke postuar një foto në të cilën motra e saj, Flavia Kurtz, përqafon babanë e saj të buzëqeshur në një shtrat spitalor. Duke publikuar të njëjtin imazh, Flavia Kurtz i ftoi të gjithë të jenë “të qetë”, duke shpjeguar se “kjo është vizita e fundit e vitit në spital” për ta vazhduar “trajtimin, me teste kontrolli dhe kimioterapi, babai im është fantastik!”.
Pele, 81- vjeçar, u shtrua në spital për t’iu nënshtruar një cikli të ri trajtimesh, pasi ishte operuar në të njëjtin spital për kancerin e zorrës së trashë, ta zbuluar shtatorin e kaluar, sipas një shënimi nga spitali “Albert Ajnshtajn”: “Pacienti është në gjendje stabile dhe parashikohet që pas disa ditësh të dalë nga spitali”.
Skuadra e Evertonit është shumë afër nënshkrimit me mesfushorin e Juventusit, Aaron Ramsey. Siç raporton “CalcioMercato”, Ramsey është shumë afër rikthimit në Premierë Ligë, por jo tek Arsenali, por tek Evertoni. Juventusi është gati për ta lënë të lirë futbollistin në fjalë, pasi që ish-mesfushori i Arsenalit nuk është në planet e gjigantit italian. Ramsey është paraqitur vetëm pesë herë në të gjitha garat për Juven këtë sezon.