Vajza e Robert De Niros zbulon shkakun e vdekjes së djalit të saj: Dikush i dha…

07 korrik 2023 | 11:23

Vajza e fituesit të çmimit Oscar Robert De Niro, Drina pesëdhjetë e një vjeçare, njoftoi në Instagram se djali i saj vdiq nga droga që dikush i shiti, e cila përmbante fentanil, raporton Daily Mail.

“Dikush i ka shitur pilula me fentanil, pilula që e dinin se ishin drogë, por gjithsesi ia shitën”, ka shkruar Drina.

Trupi i pajetë i Leandros, 18 vjeç, u gjet të dielën pranë pluhurit të bardhë në një apartament 950,000 dollarë në Cipriani Club Residences në Wall Street.

Ajo shtoi: “Për të gjithë këta njerëz që ende ankohen për shitjen dhe blerjen e këtyre llojeve të drogës, djali im është zhdukur përgjithmonë”.

Nëna e Leonardos, aktorja amerikane Drina, të cilën De Niro e adoptoi pasi aktori u martua me nënën e saj Diane Abbott në vitin 1976, njoftoi vdekjen e Leonardos të hënën, duke thënë:“Uroj që dashuria të të kishte shpëtuar” .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njerëzit i çojnë kirurgut foto reference kur duan të bëjnë…