Vajza e Sali Berishës thyen heshtjen
Për herë të parë Argita Berisha, vajza e Sali Berishës, e cila ka ruajtur një profil larg medias ka thyer heshtjen dhe sonte po flet në Top Channel.
Ajo ka treguar për momentin kur u arrestua bashkëshorti I saj Jamarbër Malltezi dhe telefonatat e para që bëri.
Ju keni deklaruar pasurinë në shifra që qytetarët e kanë të pamundur ti konceptojnë këto shifra. Ky deklarim pasurie ju duket i vlefshëm apo i pavlerë?
Argita Berisha: E vërteta ëshë liri, nuk është barrë. Po të mos ishte bërë ai deklarim, sot njerëzit do të kishin më shumë paqartësi. Unë nuk shpik rregulla, por ndjek atë sistem normash morale që më dikton sistemi im. Kam ruajtur cdo dokumentacion që ka të bëj me jetën time dhe të ardhurat e mia. Argumentimi i së vërtetës është armë e imja.
Si ishte ai momenti në aeroport ku u arrestua? Ai po ju priste juve. Arritët të takoheshit?
Argita Berisha: Nuk u takuam, zbrita nga avioni dhe më mori në tlf më tha po më arrestojnë. Nuk kisha asnjë lloj informacioni. Nuk do më bënte shumë përshtypje veprimi i policisë sepse është diktuar nga mllefet e Edi Ramës. Edi Rama mund të bëj cdo gjë. I gjithë momenti, kronometrimi i veprimit ishte i mirëmenduar. Më skandalizoi manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë.
Kë morët të parin në tlf?
Argita Berisha: Vëllain sepse nuk doja të mërzisja prindërit.
Kur e ke bërë betejën më të madhe, atëherë apo tani?
Argita Berisha: Sot jam më e qetë në raport me të tjerët, pamvarsisht se shpirtërisht më e ngarkuar. Në aspektin jurdik beteja ime tani është solide.
Mendon se je më e fortë se ata të dy?
Argita Berisha: Gjithsekush ka rolin e tij në këtë histori.
Si është e mundur që nuk keni reaguar asnjëherë kur u trondit vendi nga Gërdeci, nga 4 protestuesit e vrarë në mes të sheshit. Si është e munndur që reagoni vetëm kur bëhet fjalë për ju
Argita Berisha: Unë kam detyrime për ata qytetarë që kanë votuar PD-në. Kjo cështje është një cështje që do të përthahet shumë shpejt në mënyrë të cuditshme. Të gjtiha ato situata rëndojnë dhe mbi mua. E rëndësishme është njeri të ketë një llogaridhënie karshi Zotit dhe ligjit. Sa herë e kujtoj Gërdecin, më dhemb zemra.
Si juriste, jeni dakort që në këtë vend ka patur shumë korrupsion dhe shumë pak ndëshkim ose aspak ndëshkim. Ky është perceptimi popullor, prandaj u bë dhe SPAK dhe Reforma në drejtësi. A je dakort me këtë gjë?
Argita Berisha: Jo nuk jam. Shqipëria ka patur probleme korrupsioni dhe është përkeqësuar situata vitet e fundit nga raportet e DASH. Ku është Shqipëria sot për korrupsion? Ku është inceneratori sot?
Ke zv. Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm edhe shumë të tjerë.
Argita Berisha: Ku është incineratori i Tiranës? Ku është Veliaj? Ku është drejtësia këtu?
SPAK ka goditur më shumë majtas.
Argita Berisha: Për pritshmërit e SPAK, duhet parë materia.