Vajza e Selim Pacollit mbështet babain e saj në zgjedhje: Për më të mirin tim, Babin!

30 janar 2025 | 15:31

Bardha Pacolli e bija e kandidatit për deputet Selim Pacollit përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje të votohet babai i saj, teksa i ka përshkruar vlerat e tij si prind.
Ajo e ka falënderuar Pacollin që i ka edukuar dhe mësuar në frymën e dashnisë, respektit e mirënjohjes për njerëzit.“Jemi me ty në këtë rrugëtim tëndin, ashtu siç ti je me ne në çdo rrugëtim tonin, si bija jote dhe si Familja jote”, ka shkruar Bardha Pacolli.
Në këto zgjedhje Selim Pacolli garon me nr. 2 nga Koalicioni për Familje me nr. 129.


Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Për më të mirin tim, Babin!
E vërteta eshtë qe une kurrë nuk mund të të ngrej Ty në piedestalin që e meriton. Unë nuk jam aq e zonja të thure aq shumë fjalë per te pershkruar imazhin tënd aq sa dua.
Dua të të përqafoj fort nga larg dhe të të them pafundësisht FALEMINDERIT.
Faleminderit që na edukove e na mesove në frymën e dashurisë, respektit e mirënjohjes për njerëzit, për ruajtjen e vlerave më të larta shoqerore dhe te vlerave kombëtare. Nga ky gurthemel i edukatës tonë i ndërtuar nga Ti, une sot bija jote po rris e edukoj femijët e mi, bazuar në parimin tënd qe FAMILJA eshtë mbi të gjitha.
Jemi me Ty në këtë rrugëtim tëndin, ashtu siç Ti je me ne ne çdo rrugetim tonin, si bija jote dhe si Familja jote.
Suksese Babi!
#perfamiljen #voto129
#voto2
#votoselimpacolli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se vendosja e…