Vajza e Shpejtim Bulliqit punësohet në ministrinë që drejtohet nga Faton Peci, gazetari Mehmetaj publikon kontratën
03 dhjetor 2024
| 10:41
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka publikuar një kontratë të punësimit të vajzës së kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Njomëza Bulliqi, në Ministrinë e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga Faton Peci.
Kontrata e publikuar nga ai mban datën 17 prill 2024 dhe vlera e saj totale kap shumën prej 15 mijë eurove për një periudhë prej 25 muajve.