Vajza e Shukri Bujës: Babi, lirisë nuk i mungojnë heronjët!
Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja është nisur për në Hagë pasi që është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësin e të dyshuarit për krime lufte.
Këtë e konfirmoi vajza e tij, Trëndëlina Buja, përmes rrjetit social ‘Facebook’, e cila ka shkruar një tekst prekës e imocinonues për babanë e saj.
Shukri Buja ka qenë njëri prej luftëtarëve më të zotët në zonën e Nerodimes gjatë luftës në Kosovë.
Ja postimi i plotë Trëndëlina Bujës:
Babi!
Sot për qudi po ndjehem e pafuqi dhe kam frigë me e besue që sot ende pa dalë
I pari Diell mirë, ti u drejtove nga një rrugë tjetër! Rrugë nga e cila ende krahërorin e ke të freskët nga plagët e Lirisë!
S’pari përshnoshem me veten, sa herë ta dëftoj emrin më duket se po më përqafon me të njëjtin përqafim sikur ditën kur u nise me i falë ksaj Toke shumë e mbrapa derës e le Mamin, Valonin, Mua dhe Festimin e vogël!
Nuk gjeta kund forcë me të përqafu si deshta, ashtu siq përqafohen Trimat kur kthehen nga Toka e Lirë, sepse asnjë toke të Lirë nuk i mungojnë Heronjët!
E ti Babi je Heroi im, je gjaku im, je Ushtari i Lirisë me të cilën Liri, sot po merr me vete edhe akuza bashkë në Udhtimin tand drejt asaj qka ne quajmë “Gjykatë “.
Në çdo hap që ti bën drejt asaj foltores dije Babi që hapat e tu rrënjët i kanë në gjakun që pandërpe të rridhte e Ti heroik i’a thoje këngës: Kosovë e Adem Jasharit hejjj ta puthsha ballin!
Liria, gjaku, trimëria, nuk humben kurrë, nëse e ka harrue dikush!
Bab po thojnë që sot asht Dita e udhëtimit tënd, e di e di që vetullën e ki que nalt e po t’doket se je i pafuqi përball ksaj katrahure që po kalojmë, po do ta kalojmë edhe këtë herë do t’ja themi bashkë kanges kur të kthehesh!
Bab po bindem që Bota s’asht qysh m’ke thanë Ti! Ka shumë padrejtësi, idhnim, gjak, armë, luftë, sëmundje! S’asht ashtu siq e thoje ti me zogj, me diell, me gëzim e me kang!
Veç ama mirë e ke pas kur thu që në jetë gjanat bëhen për me u rritë Dinjineti e jo mendja! Bab qysh kishna me qenë unë mos t’kishe qenë ti kshtu siç je?
Je Heroi e Dhimbja ime e madhe, je Hapi im i parë, je Krenaria, e Dinjiteti im.
Je nderi, besa e fjala besa je edhe Ai burri shqipëtarë që nuk I ka frikë të pa drejtës, je ai vetull’vrami që zdin me u dorëzue!
Të presim faqebardhë ashtu siq ke qenë, shtyllë e parë e themelimit të Rrugës së Lirisë!
Tri shkronjave të arta UÇK-së nuk i humbet kurr fortësia, janë gdhend n’qelik e kurr hiç nuk thehen!
Kushëdo që ka harruar sa gjakun e ka pijë kjo tokë Arbërore le t’i kthehet edhe një herë të kaluarës , se ju para se të betoheshit në flamur, u betuat në vete e jeni te vetmit ju që e dëshmoni luftën e pastër të kësaj toke!
Babi t’mirë e paq rrugën e të Drejtës, t’lehtë Dertin, e t’gjatë ymrin!
Mos i gjetsha kurrë kësaj dite emër, sikur qe e zgjatun me dekada, zemren tande t’madhe sa krejt Kosova, nuk e ngushton padrejtësia!
Të Presim ne, të pret Epiku nipi yt, të pret duar’hapun, e bashkë me e vizatu Flamurin e Lirisë.