Vajza e Trumpit martohet me miliarderin Boulos, publikohen fotografitë e dasmës

13 nëntor 2022 | 10:02

Tiffany Trump dhe Michael Boulos janë zyrtarisht të martuar.

Ish-presidenti Donald Trump shoqëroi vajzën e tij 29-vjeçare në korridor dhe e puthi në faqe para se ajo të shkëmbente betimet me bashkëshortin e saj, 25 vjeç, në Mar-a-Lago të shtunën (12 nëntor).

Nusja – e cila dukej mahnitëse me një fustan nusërie me mëngë të gjata dhe me rruaza nga Elie Saab – i tha “Po” bashkëshortit të saj të ri përpara një altari të stolisur me lule të kaltra, rozë dhe të bardhë.

Foto: Getty Images

Gjysmë motra e Tiffanyt, Ivanka Trump, ishte gjithashtu prezent teksa shkëlqente e veshur me fustan të kaltër.

Bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner, vajza e tyre 11-vjeçare, Arabella dhe djemtë, Joseph Frederick, 9 vjeç dhe Theodore James, 6 vjeç, u panë duke realizuar foto familjare jashtë vendit të ngjarjes.

Foto: Getty Images

Gjysmëvëllai më i madh i Tiffanyt, Eric Trump, bëri gjithashtu disa foto me familjen e tij – duke përfshirë gruan Lara Trump dhe fëmijët e tyre, djalin Eric dhe vajzën Carolina – përpara se të niste ceremonia.

Edhe pse dasma luksoze e Tiffanyt dukej se përfundoi i lumtur, procesi i planifikimit nuk ishte aq i qetë.

Foto: Getty Images

Vetëm disa ditë para ngjarjes së madhe, thuhet se darka mirëseardhëse u rrezikua për shkak të uraganit Nicole.

“Ata kanë dërguar stafin në shtëpi. Tiffany është ende atje”, tha një burim i brendshëm të enjten, duke iu referuar rezidencës luksoze të Donald në Palm Beach.

Foto: Getty Images

“Disa të ftuar erdhën gjatë javës dhe i kishin planifikuar të gjitha këto. Ata duhej të anulonin ngjarjet sot dhe anuluan një shëtitje golfi për nesër. Të gjithë kanë ngecur brenda”, tha tutje burimi.

Uragani Nicole goditi Florida në fillim të kësaj jave dhe mbylli Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach, gjë që ndikoi se kush ishte në gjendje të fluturonte për ditën e madhe të çiftit.

Foto: Getty Images

Një burim tha më parë se të sapomartuarit prisnin 500 të ftuar për të marrë pjesë në dasmën e tyre në Mar-a-Lago. Në atë kohë ishte e paqartë se sa njerëz duhej të ndryshonin orarin e udhëtimit të tyre për shkak të stuhisë.

“Tiffany ka pritur të planifikojë një dasmë shumë të madhe. I fejuari i saj është nga një familje shumë e pasur, ajo është nga një familje shumë e pasur dhe ata duan që të gjithë miqtë e tyre nga e gjithë bota të jenë atje”, kishte deklaruar një burim.

Foto: Getty Images

Fatmirësisht, çifti mundi të merrte licencën e martesës të martën – vetëm disa orë përpara se Gjykata e Qarkut Palm Beach të detyrohej gjithashtu të mbyllej gjatë javës.

Tiffany dhe Boulos u takuan në vitin 2018 ndërsa ai studionte në City University të Londrës dhe ajo ishte me pushime në Evropë.

Foto: Getty Images

Boulos, familja e të cilit zotëron një konglomerat kompanish shumë miliarda dollarëshe, më pas i propozoi Tiffanyt në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë në janar 2021.

Ai i propozoi në një gju me një unazë 13 karatësh me vlerë 1.2 milionë dollarë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Tiffany Trump/Instagram

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fokus Varësisht natyrës së tyre, varësisht problematikave dhe temave…