Vajza e vogël, Anika, e pyet Fatmir Sejdiun a mund të bëhem presidente

17 shkurt 2022 | 16:15

Moderatori Albion Muhaxhiri ka shpërndarë në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi të vajzës së tij me ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Muhaxhiri ka treguar një moment të bukur në mes vajzës së tij dhe ish-presidentit Sejdiu.

Ai thotë se vajza e tij e ka pyetur Sejdiun nëse një ditë mund të bëhet presidente.

“Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu vizitoi kopshtin “VIP-KIDS” në të cilin shkon Anika. Në këtë ditë dua të ndaj me ju një moment krenarie personale dhe familjare. Anika e pyet presidentin: A mund të bëhem edhe unë presidente?”, ka shkruar Muhaxhiri.

Ndërkaq thotë se Sejdiu ia lëshoi ulësen dhe i tha që ajo qysh tani është presidente.

“Z. Sejdiu me sensin e tij të humorit dhe me xhentilesë e fton Anikën, ja lëshon karrigën dhe i thotë: Ti qysh tash je presidente! Përkrahet fuqishëm edhe nga ish Zonja e Parë ?? Gëzuar Kosovë”, ka shkruar Muhaxhiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për“Arab News”,…