“Vajza ime e dashur,
Letër dashurie e John Keats për Fanny Brawne
Kjo është një nga letrat e dashurisë që shokoi shoqërinë viktoriane në shekullin e tetëmbëdhjetë. Fejesa mes Keats dhe Fanny Brawn ishte e panjohur deri në vitin 1878, deri kur u botuan letrat e para. Bashkimi i tyre, i cili zgjati nga dhjetori i vitit 1818 deri me vdekjen e Keats në shkurt të vitit 1821, përkoi, mes të tjerash, me vitet artistike më kreative të poetit. Keats menjëherë bie në dashuri me Fannyn, por nuk martohet me të për shkak të kushteve të tij të kufizuara ekonomike dhe shëndetit të saj të pasigurt
“Vajza ime e dashur,
Tani kam filluar t’i kopjoj disa vargje të këndshme. Nuk mund të vazhdoj me çfarëdo pak kënaqësie. Më duhet t’ju shkruaj një rresht ose dy për të parë nëse më ndihmon të distancohem nga mendja ime edhe për një çast të shkurtër. Mbi shpirtin tim nuk mund të mendoj për ndonjë gjë tjetër. Ka kaluar koha kur kisha fuqinë t’ju paralajmëroja kundër pak mëngjeseve premtuese të jetës sime. Dashuria ime më bëri egoist. Nuk mund të ekzistoj pa ju. Unë harroj çdo gjë përveçse për të parë ty përsëri. Jeta ime duket se po ndalon aty. Nuk shoh më tej. Më keni thithur. Mu në këtë çast kam ndjenjën e shpërbërjes sime – do të isha thellësisht i pakënaqur, pa shpresën për t’ju parë së shpejti. Do të kisha frikë sikur të largohesha prej jush.
Fanny im i ëmbël, a do të ndryshojë ndonjëherë zemra juaj? Dashuria ime, a do të ndryshojë? Nuk kam kufizime tani për dashurinë time… Bileta juaj ka ardhur këtu. Unë nuk mund të jem i lumtur larg prej jush. Është më e pasur se një anije me perla. Mos më trajtoni keq as për shaka. Jam mrekulluar nga njerëzit që mund të vdisnin martirë për fenë e tyre – kam pasur një drithërimë. Tani unë nuk drithërohem më. Mund të bëhem martir për fenë time – feja ime është dashuria – mund të vdisja për të. Mund të vdisja për ty. Besimi im është dashuria dhe ti je dogma ime e vetme. Më keni magjepsur me një fuqi që nuk mund t’i rezistoja. Megjithatë, mund të rezistoja derisa ju pashë, madje edhe pasi ju pashë, shpesh u përpoqa “të arsyetoj kundër arsyeve të dashurisë sime”. Nuk mund ta bëj më – dhimbja do të ishte shumë e madhe. Dashuria ime është egoiste. Nuk mund të marr frymë pa ju.
Juaji përgjithmonë,
John Keats.
(Përktheu nga italishtja: Leonora Buçinca. Marrë nga revista “Akademia”)