Vajza me flokët më të gjatë në botë
24 janar 2020
| 11:06
Një 17-vjeçare indiane ka arritur ta ruajë kurorën e saj si adoleshentja me flokët më të gjatë në botë për më shumë se një dekadë pasi vendosi të mos priste më flokët sepse pati një përvojë të keqe në parukeri.
Nilanshi Patel, nga qyteti i vogël i Modasa në shtetin Guxharat, mbetet e para në botë sipas librit të rekordeve Guinness.
Vajza ka treguar se flokët më së shumti i mban të lidhur gërshet, por ndonjëherë preferon t’i kapë lart, duke shpjeguar se problemet më të mëdha i has kur shkon për të notuar.