
Vajza nga Ukraina këndon shqip në ‘The Voice of Greece’, salla shpërthen në duartrokitje (Video)
28 tetor 2019
| 17:17
Një këngëtare ukrainase ka përforcuar në skenën e “The Voice of Greece” një këngë të mirënjohur shqiptare, duke marrë vëmendjen e të gjithë jurisë.
Bëhet fjalë për këngën arbëreshe “Lule lule” të cilën Angelina Statyeva e këndon shumë mirë megjithëse me vështirësi fjalët.
Vija melodike i ka tërhequr anëtarët e jurisë që janë kthyer që të gjithë. Të kuriozuar ata e kanë pyetur vajzën kënga që këndoi ishte në gjuhën ukrainase dhe vajza përgjigjet se është një këngë nga Ballkani.
Kur pyetet për gjuhen ajo përgjigjet: Shqiptare dhe thotë që është një këngë shumë speciale për të.
Gjithashtu shprehet se ajo nuk flet shqip. Në përfundim të këngës duartrokitjet në sallë nuk kishin të ndalur.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=97&v=IvDFqJU8Rtw