Vajza që u godit mbrëmë nga vetura në Mitrovicë është në gjendje të rëndë, nesër dërgohet në Turqi

23 qershor 2021 | 21:57

Vajza e vogël që pësoi nga aksidenti i mbrëmshëm në Mitrovicë, po vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Jepi Zë raporton se për shkak të gjendjes së rëndë, ajo do të dërgohet në Turqi për shërim.

Një mjek në QKUK ka thënë se pacienti do të niset që në mëngjes për shtetin turk.

Vlen të theksohet se mbrëmë një veturë humbi kontrollin në qendër të Mitrovicës dhe goditi disa këmbësorë, një prej të cilëve është edhe vajza që pësoi lëndime më të rënda.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes mes Hungarisë dhe Gjermanisë…