Vajza shqiptare nga Suedia, pas 36 viteve kërkon prindërit saj biologjik në Pejë (Video)

06 janar 2018 | 17:34

Tanja, është një vajzë shqiptare nga Peja e cila jeton dhe vepron në Suedi.

Historia e saj plot emocion, tregon për një vajzë të vogël e cila kishte fatin që gjatë gjithë jetës të kishte këtë lumturi, por jo në familjen e saj të vërtet, gjë për të cilën ajo nuk e kishte idenë.

Ajo ishte adoptuar nga një familje sllovene, e cila i kishe thënë se kur ishte foshnje është gjetur në shkallët e objektit të policisë.

Por, pas 36 viteve, ajo ka vendosur t’i kërkojë prindërit e saj biologjik, e cila edhe pas tërë këtyre viteve festat i kalon vetëm dhe në mendime të thella mbi jetën saj.

Ajo ka ardhur nga Suedia dhe për herë të dytë ka vendosur që në këtë periudhë të jetë në qytetin e Pejës, mirëpo jo për të festuar.

Asaj i mungojnë faqet e para të librit të saj të jetës, ka shumë pyetje, përgjigjet e të cilave mund t’i gjejë pikërisht në qytetin e Pejës.

Peja është vendi ku shpreson se mund të gjejë përgjigje. Ajo se çfarë po kërkon nuk mund të përfundoj brenda një dite, muaji apo edhe viti.

Kështu edhe në polici mori këtë përgjigje, se ka kaluar periudhë e gjatë por do t’i ndihmojnë në rastin e saj.

Deri më tani, ajo ka arritur të gjejë disa dokumente të cilat tregojnë diçka por jo mjaftueshëm. Mungesa e informatave për këtë periudhë, bënë që të imagjinoj mundësi të ndryshme të asaj se çfarë ka ndodhur.

Por Tanja thotë se nuk do të ndal kërkimin që ka filluar, dhe do të vazhdoj këtë rrugëtim për të kuptuar diçka që mund ta zgjidh misterin e jetës së saj.

Ajo thotë se ndoshta mund të jetë shumë vonë, ndoshta ajo po ndjek një hije, por përgjigjet që kërkon po-ashtu mund të jenë në rrugët e qytetit të saj të lindjes./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=2vqiudgf73Q

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka thënë se kishte…