
Vajza transgjinore e Elon Muskut: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë
Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e miliarderit Elon Musk, ka reaguar sërish duke thënë se ai donte në të vërtetë një djalë.
Në një postim në Threads, Vivian hodhi akuza të rënda ndaj babait, teksa shtoi se ka paguar për një procedurë fertilizimi in vitro (IVF) me synimin për të siguruar një fëmijë të gjinisë mashkullore.
Wilson, e cila prej disa kohësh nuk ka marrëdhënie të mira me Musk, vazhdoi të shprehë pakënaqësinë e saj, duke thënë se gjinia e saj në lindje ishte një “mall” që Musk e bleu.
“Gjinia ime e caktuar në lindje ishte një mall që blihej dhe paguhej. Pra, kur shfaqa tipare femërore si fëmijë dhe më vonë dola si transgjinore, ishte e kundërta e një produkti që ishte një ‘paketë e shitur’”.

Kjo nuk është hera e parë që Vivian kritikon hapur të atin. Ajo ka deklaruar vazhdimisht në të kaluarën se Musk nuk e ka mbështetur procesin e saj të tranzicionit dhe se marrëdhënia e tyre është pothuajse inekzistente.
Konflikti midis babait dhe vajzës
Kujtojmë se Musk më parë ka bërë një deklaratë negative për statusin transgjinor të vajzës së tij. Gjatë një bisede vitin e kaluar me psikologun klinik Dr. Jordan B. Peterson, Musk pohoi se ai ishte ‘mashtruar’ për të pranuar që Vivian të fillonte tranzicionin e saj mjekësor në moshën 16-vjeçare. Vivian më vonë e mohoi me forcë atë deklaratë, duke theksuar se ishte një gënjeshtër.
Kujtojmë se Vivian Jenna Wilson, e lindur me emrin Xavier Alexander Musk, ndryshoi ligjërisht emrin dhe gjininë në qershor të vitit të kaluar dhe ndërpreu të gjitha lidhjet me babanë e saj të famshëm.