Vajzat e arta të Istogut

11 gusht 2022 | 14:21

Hendbollistet e Istogut, Yllka Shatri, Blerta Ahmetxhekaj dhe Adelina Berisha janë prej sportisteve më të trofeshme në vendin tonë. Ato në karrierën e tyre së bashku me skuadrën e Istogut kanë arritur të fitojnë plot 10 trofe. Nuk ka trofe në hendbollin kosovar që nuk ka kaluar të paktën dy herë në duart e arta të këtyre sportisteve shembull të komunës së Istogut.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Trofetë e fituar: 2 tituj të kampionit të Kosovës, grupmosha U15;
2 tituj të kampionit të Kosovës, grupmosha U18;
4 kupa të Republikës së Kosovës për seniore;
2 tituj të kampionit  të Kosovës për seniore.

Pra 10 trofe me një ekip, shifër e lakmuar nga çdo sportistë. Ky është viti i gjashtë që me skuadrën e Istogut do të përfaqësojnë Kosovën në Kupa Evropiane.

Yllka, Blerta dhe Adelina janë paraqitur për të gjitha gjeneratat e Kosovës. Së fundmi me ekipin e Universitetit ishin të tretat në Kupën Botërore të Universiteteve, pasi që janë edhe studente të Universitetit të Prishtinës, të dalluara në mësime dhe me nota të larta.

“Shatri, Ahmetxhekaj e Berisha kanë dalë nga Akademia e klubit. Janë pra sportiste të trofeshme dhe studente të dalluara me një të ardhme të ndritur. Janë shembull që duhet ndjekur nga gjeneratat e reja që synojnë karrierë të suksesshme. Tani ato kanë arritur moshën e pjekurisë sportive dhe po bartin barrën kryesore të skuadrës. KHF Istogu ju dëshiron shëndet, fat dhe shumë trofe tjerë me skuadrën. Faleminderit Yllka, Blerta, Adelina. Jemi me fat që ju kemi”, thuhet në postimin e KHF Istogu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi…