Vajzat e dëshmorit, falë Halil Kastratit, bëhen me banesë të re (video)
Vlora Kastrati së bashku me dy motrat e saja (njëra prej tyre me depresion), të rritura pa babanë e nënën, janë bërë me banesë të re, shkruan “Epoka e re”.
Babai i tyre, Ibrahim Kastrati ka qenë aktivist i madh i çështjes kombëtare dhe është vrarë në masakrën e Vërbovcit, ku më 30 prill bëhen 22 vite nga kjo masakër.
Këto tri vajza jetime janë bërë me banesë të re falë bamirësit Halil Kastrati dhe donatorëve tjerë që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar.
Familja e Vlora Kastratit u bë me banesë të re. Kjo falë shoqatës “Jetimat e Ballkanit” që e drejton bamirësi Halil Kastrati. Për t’ua komunikuar lajmin e mirë kësaj familje Kastrati ka qenë i shoqëruar me këngëtarin e mirënjohur, Sabri Fejzullahu.
Për më shumë rreth historisë prekëse të familjes së Vlora Kastratit, është publikuar videoja në faqen zyrtare të shoqatës si dhe në kanalin zyrtar në Youtube: “Jetimat e Ballkanit”