Vajzat e Presidentes Osmani dërgohen me eskortë të policisë dhe alarma në qendër tregtare (VIDEO)

22 shkurt 2025 | 18:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  nuk ishte me to, por dy vajzat e saj kanë qenë të shoqëruara me eskortë të policisë në një nga qendrat tregtare në vend.

Natyra Kuçi e PSD-së ka publikuar pamje që tregojnë vajzat e presidentes teksa zbresin nga vetura, ndërkohë që janë lëshuar edhe alarmet.

Eskorta e presidentes Osmani me dy vetura bllokon për disa momente hyrjen e e qendrës tregtare, derisa dy vajzat e presidentes zbresin dhe drejtohen drejt qendrës tregtare.

Kuçi e ka cilësuar këtë si sjellje të papërgjegjshme të një presidenteje të një vendi të varfër ekonomikisht.

“Vjoses dy pale ja kane pa hajrin, familja edhe Kurti. Me eskorte e alarma ne det, shkolle e me ble buken. Kjo me te qellu ne komunikacion, te bllokon, pa kurrfar agjende. Presidente e nje vendi te lodhet ekonomikisht, sillet bash pa pike pergjegjsie”, shkruan Kuçi sipër videos së publikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej datës 9 shkurt e deri më tani, më 21…