
Vajzat e presidentes Osmani me shokë e shoqe vizitojnë kompleksin memorial në Prekaz
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se në kullën e Jasharajve në Prekaz është ngritur përgjithmonë kalaja e lirisë.
Këtë Osmani e ka thënë, ndërsa ka bërë me dije se një grup nxënësish, përfshirë dhe vajzat e saj, Dua dhe Anda, ishin sot për vizitë në vendin e shenjtë për historinë e Kosovës, kompleksin e familjes Jashari në Prekaz.
”Sot, Dua dhe Anda, së bashku me shokët dhe shoqet e klasës, vizituan Prekazin – vendin ku u shkrua historia jonë me guxim dhe sakrificë. Aty, në kullën e Jasharajve, u ngrit përgjithmonë kalaja e lirisë sonë, e mbrojtur me dashuri dhe sakrificën më të madhe, edhe nga ata më të vegjlit, që ëndërruan një atdhe të lirë.Falë tyre, sot fëmijët e Kosovës mund të mësojnë, të ëndërrojnë dhe të rriten të lirë, duke mos harruar kurrë sakrificën e brezave të tërë. Lavdi familjes Jashari! Lavdi heronjve të UÇK-së!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.