Vajzat e të infektuarës nga Malisheva nuk kanë koronavirus

15 mars 2020 | 12:43

Komuna e Malishevës është e vendosur në karantinë pas zbulimit të një rasti me koronavirus. Bëhet fjalë për një grua nga fshati Bubavec i kësaj komune. Sipas informacioneve, ajo kishte ardhur në Kosovë nga Italia. Të dyshuara se janë prekur me Covid 19 ishin edhe dy vajzat e saj, por kanë rezultuar negative pas testimeve të bëra.

Zyrtari për Informim në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizi, i tha “Klan Kosovës” se vajzat nuk janë të infektuara me koronavirus. “Ato janë testuar.  Sipas Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike, rezultatet kanë dalë negative. Së paku deri më tani rezultatet po tregojnë se nuk janë të infektuara. Familja është vetizoluar. Nuk kanë simptoma të sëmundjes. Jemi në pritje. Nuk ka raste të reja”, tha Paçarizi. Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pesë raste me koronavirus. Tre persona vijnë nga qyteti i Vitisë, një nga Malisheva dhe një nga Klina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 113 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Iran…