Vajzës i hidhet bomba në banesë për të bërë shkrumb e hi, ishte kërcënuar më parë se “do ta digjnin”
Nga dritarja e ballkonit dikush e hodhi një bombë për të bërë shkrumb e hi një banesë në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, meqë brenda saj nuk kishte njeri.
Krismën e eksplozivit që u hodh në pikë të mëngjesit e dëgjuan banorët e atij blloku, që thanë se nga tymi e kishin të pamundur të dilnin jashtë objektit, derisa të tjerët i lëshuan banesat e tyre derisa zjarrfikësit e shuan zjarrin.
Siç merr vesh Klani, aty banonte një vajzë, të cilën edhe më herët e kishin kërcënuar.
Së fundmi në korridorin e banesës ku rrinte me qira, ajo ishte paralajmëruar përmes grafiteve se do t’a digjnin.
Ndërkohë, nga policia thanë se kanë nisur veprimet hetimore derisa rastin e cilësuan si zjarrvënie./klankosova