
Vajzës së Ramiz Lladrovcit i thyhet vetura
14 maj 2018
| 14:14
Persona ende të paidentifikuar e kanë thyer veturën e Kosovare Lladrovci, vajzës së kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Motivet e këtij sulmi ende nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e forenzikës të Policisë e Kosovës.
Pavarësisht kësaj, dje dhe sot nëpërmjet rrjeteve sociale kanë polemizuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe hoxha Osman Musliu rreth vizitës në kishën e Llapushnikut të zëvendëspresidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.