Vaksina “AstraZeneca”, 100 % efektive kundër simptomave të rënda

28 dhjetor 2020 | 08:54

Vaksina e zhvilluar nga kompania “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oksfordit është “95% efektive”, si ato të miratuara tashmë për “Pfizer”-in dhe “Moderna”-n, “dhe është në gjendje të eliminojë 100%” simptomat e rënda që çojnë në shtrime në spital për Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Pascal Soriot, drejtori i përgjithshëm i kompanisë “AstraZeneca” për shtypin britanik.

Sipas gazetës “Sunday Times”, drita jeshile e autoriteteve britanike për vaksinën do të mbërrijë “deri të enjten”, ndërsa shpërndarja e saj duhet të bëhet duke filluar nga 4 janar 2021.

Ndërkohë, në Britani ka disa ditë që ka nisur vaksinimi anti-Covid i kategorive më të prekshme nga ana e kompanive “Pfizer” dhe “Moderna”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Franco Federici, vlerësoi…