Vaksina e “Fejzer”-it, do të jetë efikase të paktën një vit

13 nëntor 2020 | 08:31

Vaksina kundër virusit “Korona”, e përgatitur nga kompania amerikane “Fejzer” dhe ajo gjermane “Biontek”, do të mund t’i mbrojë pacientët nga Covid-19 të paktën një vit, deklaroi për Foks Njuz, drejtor i përgjithshëm dhe bashkëthemelues i “Biontek” Ugur Shahin.

“Pres që vaksina të jetë efikase të paktën një vit, tha ai, duke theksuar se administrim i sërishëm mund të ndodhë një vit pas vaksinimit të parë.

Sipas tij, zhvillimi i vaksinës ka filluar në fund të janarit. Në mars, Biontek e publikoi partneritetin e tij me Fejzer.

Shahin përkujtoi se vaksina i është nënshtruar testimeve klinike edhe në Gjermani edhe në SHBA. Zhvillimi i vaksinës paraqet hap të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë në kohë kur ka rritje botërore të rasteve të reja të infeksionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat e reja anti-covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës,…