Vaksina e tuberkulozit po testohet për mbrojtje nga Covid-19

06 maj 2020 | 14:17

Testimet klinike kanë filluar në një lagje në periferi të Cape Town, në Afrikën e Jugut, për të provuar efikasitetin e vaksinës BCG të tuberkulozit, kundër Covid-19. Testimet po kryhen nga një taks-forcë në kuadër të një kërkimi klinik të gjerë.

Më herët, disa qindra punonjësve të shëndetësisë në Afrikën e Jugut iu dha vaksina shekullore e tuberkulozit, për të parë nëse formula e saj mund të mbrojë ndaj koronavirusit.

E krijuar nga instituti legjendar Paster në Francë, 100 vite më parë, vaksina Bacillus Calmette–Guerin (BCG) është një nga imunizimet më të vjetra dhe të besuara në botë.

Ne kemi vaksinuar pjesëmarrësit e parë këtë mëngjes, thonë zyrtarët.

250 punonjësve të shëndetësisë iu injektua vaksina ndërsa 250 të tjerëve iu dha një formulë e imituar ose placebo.

Ekspertët kanë treguar se kjo vaksinë i bën diçka sistemit imunitar që ne nuk e kuptojmë plotësisht.

Fëmijët që e kanë bërë vaksinën BCG tentojnë të preken më pak nga sëmundjet respiratore, përfshirë edhe azmën.

E kjo e bën sistemin imunitar të përballojë më mirë edhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes. Por, aktualisht, pranojnë ekspertët, askush nuk e kupton se si funksionon vërtetë.

Përmes këtij testimi, ekspertët duan të kuptojnë nëse BCG mund të ketë efekt mbi koronavirusin duke reduktuar rrezikun e infektimit apo zbutur simptomat.

Në Afrikën e Jugut, rreth 300 mijë persona preken nga tuberkulozi çdo vit dhe kjo është një nga shkallët më të larta të infektimit në botë.

Çdo vit, sipas OBSH, vdesin 63 mijë vetë.

Testime të ngjashme klinike për BCG po bëhen edhe në Holandë, Australi dhe Francë.

Në Australi dhe Holandë, pjesëmarrësit do ta marrin vaksinën për herë të parë pasi në këto vende nuk ka një politikë për përdorimin e saj./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se për nevoja…