Vaksina efikase e Oksfordit do të testohet në Indi

22 korrik 2020 | 09:24

Vaksina efikase kundër Covid-19, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, do të testohet te qytetarët në Indi. Kjo raportohet nga mediat lokale të vendit aziatik që shkruajnë se partnerët indianë presin të marrin së shpejti licencën për të nisur testimet.

Vaksina është e sigurt dhe nxit një kundërpërgjigje të sistemit imunitar kundër koronavirusit të ri, sipas rezultateve paraprake të prezantuara nga shkencëtarët. Megjithatë, vaksina është akoma në një fazë zhvillimi dhe do t’i nënshtrohet një sërë testesh të tjera.

Aktualisht, Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë “Astra Zeneca” ka nisur prodhimin e miliona dozave, në mënyrë që të përballojë kërkesën globale sapo vaksina të jetë gati për shpërndarje në masë. Vetëm Britania e Madhe ka rezervuar 100 milionë doza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në çdo gjë që bëjmë apo prekim është e pamundur…