Vaksina kundër Covidit u shpik në këtë laborator, ejani ta vizitojmë
Prej një zbulimi të vogël e deri te prodhimi në masë, fotogazetari David Levene ka dokumentuar punën e palodhshme të shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit gjatë shpikjes së vaksinës e cila tashmë është aprovuar nga rregullatorët e mjekësisë.
Prej momentit kur koronavirusi doli nga Kina dhe u shpërnda nëpër botë, shpresa e madhe për t’u kthyer në jetë normale varet krejt te siguria dhe efektshmëria e vaksinave.
Përderisa mbajtja e maskës dhe larja e duarve ndihmoi në përhapjen e infeksioneve edhe më shumë, vetëm këto nuk do të mjaftonin që ta ndalonin mjaftueshëm virusin. Distanca sociale, e shtyp virusin, pa dyshim. Por çfarë jete është kjo nëse jetohet veç e veç?
Në përgjigje ndaj pandemisë, që është tronditja e parë e madhe e shekullit 21, shkencëtarët nga e gjithë bota u bënë bashkë në përpjekje për të ndalur virusin, transmeton lajmi.net. Asnjë element i asaj pune nuk ka qenë më mahnitëse sesa zhvillimi dhe testimi i shpejtë i vaksinave.
Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit ishin në mesin e një numri të vogël ekipesh, në luftën për të gjetur një vaksinë. Në hapësirën prej 10 muajve, ata projektuan dhe prodhuan një vaksinë e cila dëshmoi se është e sigurt dhe ka efikasitet, pas testimeve në mijëra vullnetarë në shumë vende të botës.
Vaksinat tani janë duke u kthyer në miliona fitime, dhe me marrëveshjen e partnerit të Oksfordit, AstraZeneca, vaksina do të shitet me një çmim të përballueshëm për vendet e varfra. E gjitha filloi në Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit, i cili është një nga institutet më të forta në botë për zhvillimin e vaksinave.
Këto janë fotografitë që ka bërë gazetari Levene prej ditës së parë të projektimit të vaksinës: