Vaksina kundër kancerit të mitrës tani ofrohet edhe për vajzat 13 deri 21-vjeçare

27 shtator 2024 | 14:33

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se me rekomandim të Komitetit profesional këshillues për vaksinim dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, tash e tutje, ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe.

Në njoftim e IKShPK-së është bërë me dije se në këtë grup-mosha, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare.

“Vaksinimi bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKShPK”.

“Ndërkohë, pas fazës së parë të suksesshme të vaksinimit kundër HPV, për vajzat e klasave të gjashta (12 vjeçe), sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, tani ka filluar faza e dytë, gjatë të cilës, deri më 31 dhjetor 2024, vaksinën kundër HPV mund ta marrin edhe vajzat të cilat për arsye të ndryshme, nuk janë vaksinuar gjatë fazës së parë”, ka njoftuar IKShPK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër aeroplanë luftarakë të NATO-s është ngritur të premten në…