Vaksina për Covid-19 nuk do të jetë e gatshme deri në fundit të vitit

22 prill 2020 | 20:44

Një vaksinë e coronavirusit me siguri nuk do të jetë e gatshme për përdorim para fundit të vitit 2021, sipas shefit ekzekutiv të gjigantit farmaceutik zviceran Roche.

Një deklaratë e tillë, siç shkruan Business Insider, në momentin kur dhjetëra ekipe studiuesish në të gjithë botën po garojnë për të zhvilluar një vaksinë COVID-19, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e infeksioneve të coronavirusit, të ulin nivelin e vdekjeve dhe të lejojnë vendet të rihapin ekonomitë e tyre.

Sidoqoftë, Severin Schwan, shefi ekzekutiv i Roche, tha që ai ishte skeptik që një vaksinë mund të testohet, prodhohet dhe shpërndahet gjerësisht brenda 12-18 muajve të ardhshëm.

“Kam frikë se skenari më i mundshëm është që ne nuk do të kemi vaksinë para fundit të vitit të ardhshëm”, ka thënë Schwan në një konferencë online të mërkurën me gazetarët, duke shtuar se afati kohor 18-mujor është “shumë ambicioz”.

Ai tha se testet e antitrupave, në vend se një vaksinë, do të ishin thelbësore për t’i lejuar njerëzit të kthehen në jetën normale para vitit 2021.

Testet e gjakut, të cilat Roche planifikon të fillojnë në treg në maj, do të përcaktojnë nëse dikush ka pasur sëmundjen COVID-19.

Kjo, nga ana tjetër, mund të lejojë që popullsia të kthehet gradualisht në punë, sepse ata do të kenë një imunitet të supozuar të vazhdueshëm ndaj virusit.

Megjithatë, disa studiues janë më optimistë për një vaksinë që po prodhohet këtë vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka kthyer kutitë e testimit të koronavirusit të porositura…