Vaksina për shërim nga virusi Korona, e gatshme deri në shtator

06 maj 2020 | 08:40

Gara, për shpikjen dhe prodhimin e vaksinës për shërim nga virusi Korona, po bëhet më e fortë dhe me më shumë konkurrentë. Universiteti i Oksfordit thotë se deri në shtator mund të jetë gati.

Testimi i disa vaksinave të disa kompanive tashmë ka filluar në njerëz tashmë dhe është duke u mbikëqyrur nga shkencëtarët, të cilët kanë shpresë se vaksina për shërim nga koronavirusi do të prodhohet në shtator.

“Unë kam një shkallë besimi në lidhje me këtë vaksinë, sepse është teknologji që kam përdorur më parë”, tha Sarah Gilbert, një profesoreshë e vaksinologjisë në universitetin e Oksfordit.

Vaksina merr materialin gjenetik të koronavirusit dhe e injekton atë në një virus të zakonshëm të ftohjes që është neutralizuar, kështu që nuk mund të përhapet në njerëz.

Virusi i modifikuar do të imitojë Covid-19, duke nxitur sistemin imunitar të luftojë imponuesin dhe të sigurojë mbrojtje.

Prodhuesi më i madh në botë i vaksinave, në qendër të Indisë, do ta fillojë prodhimin e miliona vaksinave të Oksfordit deri në muajin e ardhshëm, madje edhe para se të provohet se funksionin mirë.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23 vjet më parë, në njërën prej betejave të para…