Vaksina testuese kundër koronavirusit nisi në Mbretërinë e Bashkuar
Dy vullnetarë në Mbretërinë e Bashkuar janë injektuar me një vaksinë të mundshme – testi i parë njerëzor që do të zhvillohet në Evropë, raporton BBC, transmeton lajmi.net.
Më shumë se 800 njerëz ishin rekrutuar për studim. Prej këtyre, gjysma do ta marrë vaksinën për Covid-19 e gjysma tjetër vaksinën e cila mbron nga meningjiti, por jo nga koronavirusi. Vullnetarët nuk do të dinë se cilën prej këtyre vaksinave po e marrin.
Vaksina u zhvillua në më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit.
Sarah Gilbert, profesoreshë e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin paraklinik.
Gilbert më parë tha se ajo ishte “80 % e sigurt” se vaksina do të funksiononte, por tani preferon të mos vendosë një shifër në të, duke thënë, thjesht, se është “shumë optimiste” për shanset e saj.