Vaksinën kundër Covidit mund ta marrin edhe gratë shtatzëna

31 dhjetor 2020 | 09:38

Shkencëtarët thonë se kjo vaksinë është e sigurt tani edhe për personat më të ndjeshëm që deri tani nuk ishte e sigurt se a mund ta marrin vaksinën apo jo.

Njerëzit me alergji dhe gratë shtatzëna tani mund të marrin vaksinën kundër Covidit, thanë rregullatorët e mjekësisë (MHRA) të mërkurën, shkruan “Independent”.

Këshilla e mëparshme e tyre ishe që njerëzit që kanë një numër të alergjive në ushqim dhe barëra të mos e marrin vaksinën e “Pfizer”, transmeton lajmi.net.

Dr June Raine, shefja ekzekutive e MHRA, tha se provat që kanë marrë nga përafërsisht 800 mijë të vaksinuar në Britani dhe 1.5 milion në SHBA, dëshmojnë se kjo vaksinë nuk ka ndonjë efekt shqetësues.

Ajo gjithashtu tha se kjo iu jep garantim se rreziku i reaksionit alergjik do të mund të menaxhohet përmes ndihmës klinike dhe pacienti duhet të vëzhgohet për rreth 15 minuta pas vaksinimit.

Gjithashtu edhe Komisioni i Mjekësisë Njerëzore ka këshilluar se edhe personat me alergji në ushqim dhe barëra mund të marrin vaksinën e “Pfizer”-it.

Sigurisht, ata që kanë histori të alergjive me ndonjë nga përbërësit e vaksinës nuk duhet ta marrin. Ajo gjithashtu ka konfirmuar se kjo vlen për të dy vaksinat e aprovuara në Britani.

Deri më tani, Britania ka aprovuar dy vaksina, atë të “Pfizer”-it dhe Oksfordit.

Gjithashtu më parë këshillohej se personat që janë shtatzënë ose duke ushqyer foshnjën me gji të mos e marrin pasi që nuk kishin dëshmi rreth efekteve anësore që mund të ketë.

Mirëpo tani që janë rishikuar të dhënat, ekspertët mendojnë që vaksina është e sigurt edhe për këto kategori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e 31 dhjetorit Olta…