Vaksinimi anti-Covid, Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët me orarin e ri

25 dhjetor 2021 | 08:55

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të ketë orari të ri për vaksinimin anti-Covid.

MSH-ja ka informuar qytetarët se bazuar në planin e veprimit për vaksinim të qytetarëve në masë me vaksinën kundër Covid-19 (i përditësuar), orari për ekipet e vaksinimit në njësitë e vaksinimit do të jetë prej tetë orësh (nga ora 07:00 – 15:00).

Ndërkohë, ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës dhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me Covid-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Big Mama braktisi papritur shtëpinë më të famshme në Shqipëri,…