Vaksinimi do të jetë i detyrueshëm në Gjermani

03 shtator 2021 | 16:15

Ndërsa ka debat në të gjithë botën nëse është e mundur të futet vaksinimi i detyrueshëm kundër coronavirusit, Gjermania me sa duket ka vendosur ta bëjë këtë lëvizje.

Gazeta gjermane, “Bild” pretendon se CDU/CSU dhe SPD ranë dakord t’u japin punëdhënësve në kompani dhe institucione të caktuara mundësinë të pyesin për statusin e vaksinimit, si dhe të mos punësojnë njerëz të pavaksinuar.

Kjo rrjedh nga një dokument i dërguar nga partitë në pushtet tek Komiteti për Çështjet Shëndetësore, i cili do ta përcjellë atë në Bundestag javën e ardhshme.

Dokumenti, pohon gazeta, thotë se statusi i vaksinimit mund të përdoret si një shpjegim për vendimin në lidhje me marrëdhënien e punës, si dhe llojin edhe mënyrën e punësimit.

Mundësia e re, e dhënë për punëdhënësit, duhet të jetë në fuqi për aq kohë sa të zgjasë situata emergjente me pandeminë, të cilën Bundestagu e zgjati në tre muaj javën e kaluar.

Përndryshe, këto rregulla duhet të zbatohen kryesisht për klinikat, zyrat e mjekëve, kopshtet, burgjet, shtëpitë e pleqve si dhe institucionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Edi Reja nuk e bën dramë humbjen në Poloni,…