Vaksinimi i detyrueshëm, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut rrëzon kërkesën e refuzimit

10 shtator 2021 | 13:33

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të përkohshme gjyqësore të paraqitur nga punonjësit e shëndetësisë në Greqi që janë kundër vaksinimit të detyrueshëm. 30 punonjës shëndetësorë grekë paraqitën dy kërkesa kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Duke cituar nenet 2 (e drejta për jetën), 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues), 4 (ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar), 5 (e drejta për liri dhe siguri), 6 (e drejta për gjykim të drejtë), 8 (e drejtë për respektimin e jetës private dhe familjare) dhe 14 (mosdiskriminimi), punonjësit e shëndetësisë po protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm si kusht për të vazhduar kryerjen e detyrave të tyre.

Ata kanë bërë thirrje që ligji të pezullohet dhe për këtë iu drejtuan Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, por në 7 shtator kërkesa e tyre u hodh poshtë. Greqia deri tani ka pezulluar mbi 6 mijë mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor që kanë refuzuar vaksinimin.

Edhe në Shqipëri vaksina është vendosur me detyrim për disa kategori, përfshirë mjekët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka bërë me dije se…