Vaksinimi i familjarëve të të burgosurve që mbahen në Hagë të jetë prioritet i shtetit
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se vaksinimi i familjarëve të të burgosurve që mbahen në Hagë duhet të jetë prioritet i shtetit.
“Duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë e qarkullimit nga Kosova drejt vendeve të BE-së për shkak të pandemisë me Covid-19 dhe faktit që për gjashtë muaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nuk kanë mundur të realizojnë njërën nga të drejtat themelore të drejtave të njeriut: vizita e familjarëve të tyre, mendoj se krahas kategorive të rrezikuara për shkak të moshës apo sëmundjeve të ndryshme, në kategorinë e njerëzve që duhet të kenë përparësi në vaksinimin kundër këtij virusi duhet të jenë edhe familjarët e personaliteteve të lartpërmendura!”, ka shkruar Bilall Sherifi.