Vaksinimi mobil do të vazhdoj pa ndërprerje
Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Gexha Bunjaku, ka vizituar sot ekipet mobile të vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit kundër Covid-19 në Fushë Kosovë, ku kryesisht po vaksinohen qytetarë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Ky angazhim po realizohet përmes bashkëpunimit në mes të QKMF-së, OJQ-së Balkan Sunfloëers Kosova, USAID dhe UNICEF.
Ministrja Gexha ka falënderuar ekipet e vaksinimit për angazhimin e çmuar dhe vetëmohimin në këtë proces të rëndësishëm për shëndetin publik, dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetjen nga secili qytetar, të bisedojmë me të afërmit që të vaksinohen sa më shpejt.
“Vaksinimi mobil do të vazhdoj pa ndërprerje me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe do të vizitohen zonat me frekuentim të lartë dhe zonat rurale, për të lehtësuar kuptimisht qasjen e qytetarëve në vaksinimin kundër Covid-19, në të gjithë Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimin e MSh-së.