Vaksinohen kundër Covidit mbi 138 mijë qytetarë në Kosovë
21 qershor 2021
| 13:45
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë edhe të hënën ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën kundër Covidit.
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit Niman Bardhi, ka bërë me dije se të hënën në këtë qendër janë vaksinuar mbi 250 persona, kurse në nivel vendi 3 500 persona.
Bardhi në një konferencë për medie, ka bërë me dije nga fillimi i procesit të vaksinimit mbi 138 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën kundër Covidit.
“Aktualisht 250 persona e kanë marrë vaksinën në sallën ‘1 Tetori’, ndërsa mbi 3 500 vaksina janë dhënë në nivel vendi. Kurse nga fillimi atë e kanë marrë mbi 138 mijë persona”, është shprehur Bardhi.