Vaksinohen mbi 2 mijë e 500 punëtorë shëndetësorë

04 prill 2021 | 16:25

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se deri më tani janë vaksinuar mbi 2 mijë e 500 punonjës të institucioneve shëndetësore kundër Covid,

Sipas MSh-së, ditëve në vijim vaksinimi do të shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në kujdesin parësor shëndetësor dhe më pastaj edhe tek moshat e shtyëra.

“Përmes vaksinimit kundër Covid-19 synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar Covid-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2.  Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar kujdesi dytësor shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2 500 punonjës të institucioneve shëndetësore.  Ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në kujdesin parësor shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë…