Vaksinohet djali 16-vjeçar i deputetes Kusari-Lila
Deputetja e LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se sot është vaksinuar me vaksinën anti-Covid djali i saj, Andri, i cili është vetëm 16-vjeç.
Kusari-Lila, e cila është kandidate e LV-së për komunën e Gjakovës, iu ka bërë thirrje qytetarëve të që vaksinohen.
Ajo ka bërë me dije se djali i saj është vaksinuar me “AstraZeneca”.
Postimi i plotë i Kusari-Lilës:
Djali ynë Adri, 16 vjeç u vaksinua sot në Gjakovë me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Regjistrimi ishte i lehtë pa asnjë problem. Dje është regjistruar në ekosova, sot i është caktuar termini dhe sot iu krye vaksinimi.
Pa probleme, pa ngarkesë dhe pa dyshime në vaksinën.
Kur e rekomandoj për djalin tonë pa asnjë hezitim vaksinimin dhe vaksinën AstraZeneca, e rekomandoj për të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar.
Vetëm vaksina parandalon pasojat e virusit dhe vdekjen nga virusi.
Vaksinohuni dhe mos hezitoni!